Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Elche dhe Mallorca ndajnë pikët, Vedat Muriqi shënoi dhe mori një karton të kuq
    Ballina-1

    Elche dhe Mallorca ndajnë pikët, Vedat Muriqi shënoi dhe mori një karton të kuq

    10/10/2022 23:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Elche dhe Mallorca kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

    Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Manuel Martinez Valero” përfundoi me rezultatin 1:1.

    Vedat Muriqi shënoi gol në këtë përballje – por edhe u përjashtua me karton të kuq.

    Sulmuesi kosovar fillimisht e humbi një penallti në minutën e 12-të, por shënoi në penalltinë e dytë, të cilën e ekzekutoi në minutën e 71-të.

    14 minuta pas golit të shënuar, Muriqi u përjashtua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar. Pas rishikimit me VAR, sulmuesi shtatlartë mori të kuqin.

    Ezequiel Ponce shënoi golin për vendasit, në minutën e 15-të. Vlen të theksohet se Elche luajti me një lojtar më pak nga minuta e 61-të, pasi me karton të kuq u përjashtua Lucas Boye.

    Mallorca pas këtij barazimi ka 12 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë në tabelë, kurse Elche mbetet e fundit (20) me vetëm dy pikë. 

    TË LIDHURA

    Emërllahu pas golit të parë me Kosovën: Ia dedikoj familjes dhe bashkëlojtarëve

    06/06/2025 21:57

    Zabërgja: Ndjenjë e jashtëzakonshme që të luash për Kosovën

    06/06/2025 21:37

    Kosova vazhdon me fitore, “shpërthen” ndaj Armeninë

    06/06/2025 20:56

    Tottenhami e shkarkon Ange Postecogloun, pavarësisht triumfit në Ligën e Europës

    06/06/2025 18:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.