Bayerni e kërkon Kai Havertzin, gati 85 milionë euro për gjermanin

Bayern Munichu ka vendosur Kai Havertzin si objektivin kryesor për afatin kalimtar të janarit, pas lëndimit të Harry Kane.
Gjiganti gjerman po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Arsenalit, i cili shihet si një prej alternativave për ta mbuluar mungesën e Kane.
Megjithatë, Arsenali nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e Havertz në mes të sezonit dhe thuhet se do të kërkonte nga 75 deri në 85 milionë euro për të nisur negociatat.
Ndërkohë, Bayerni ka përgatitur një listë prej shtatë futbollistësh për repartin ofensiv. Në mesin e emrave të tjerë përmenden Folarin Balogun, Igor Thiago, Ricardo Pepi dhe Nicolo Tresoldi.
Mbetet të shihet nëse bavarezët do të arrijnë ta bindin Arsenalin për shitjen e reprezentuesit gjerman gjatë janarit.



