Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Elif Elmas: Real Madrid kundërshtar i madh por ne do të synojmë ta mposhtim
    Ballina-1

    Elif Elmas: Real Madrid kundërshtar i madh por ne do të synojmë ta mposhtim

    28/12/2023 10:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Elif Elmas është lojtari i ri i Leipzigut. Mesfushori ofensivë nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar deri në vitin 2028 dhe largohet nga Napoli pas katër sezoneve e gjysmë, në të cilat bëri 189 paraqitje dhe shënoi 19 gola.

    Te blutë Elmas fitoi një kampionat dhe një Kupë Italie. Ai do të zërë vendin e Forsbergut, i cili u transferua te Nju Jork Red Bulls.

    “Të kaloj në Bundesligë dhe t’i bashkohem Lajpzigut është një ëndërr për mua. Klubi është i njohur për futbollin e veçantë që luan. Ata pëlqejnë presingun total, luajnë me ritëm dhe kanë një sulm të fortë. E gjithë kjo më pëlqen. Ekipi është një përzierje e mirë të talenteve të rinj, të cilët mund të përmirësohen shumë këtu dhe lojtarëve që kanë fituar përvojë dhe kanë arritur shumë në periudhat e tyre të gjata në klub. Prandaj kalimi në Lajpcig është hapi i duhur për mua dhe mezi pres të takoj të gjithë në janar. Lajpcigu është vendosur si një nga skuadrat më të mira në Bundesligë dhe në një periudhë shumë të shkurtër kohore është bërë një emër i madh në futbollin evropian. Kemi një gjysmë të dytë të sezonit të vështirë. Dua ta ndihmoj të qëndrojmë në krye të Bundesligës dhe të përpiqemi të mposhtim Real Madridin në Ligën e Kampionëve,” tha mes tjerash Elmas.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.