Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Emërimi i Egbos te Prishtina kambanë alarmi për trajnerët kosovarë – 60 për qind e Superligës me trajner të huaj
    Ballina-1

    Emërimi i Egbos te Prishtina kambanë alarmi për trajnerët kosovarë – 60 për qind e Superligës me trajner të huaj

    27/10/2023 13:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Me largimin e Debatik Currit dhe zyrtarizimin e nigerianit Emmanuel Egbo te Prishtina, trajnerët nga Kosova tashmë janë ‘pakicë’ në Albi Mall Superligën e Kosovës dhe kjo duhet të tingëllojë si një kambanë.

    Dita e enjte solli ndryshime te shtabi teknik i Prishtinës, ku Curri u largua me marrëveshje të dyanshme dhe në vend të tij u emërua nigeriani Egbo.

    Largimi i trajnerin llapjan nga klubi kryeqytetas ka kthyer në favor numrin e trajnerëve që vijnë jashtë Kosovës, shkruan Telegrafi.

    Momentalisht në Albi Mall Superligën e Kosovës janë 60 për qind që vijnë nga jashtë Kosovës, dhe 40 për qind vendorë, shkruan Telegrafi.

    Ilir Daja i Ballkanit vjen nga Shqipëria, Akis Vavalis i Dritës nga Greqia dhe Nedim Yigit i Lirisë nga Turqia janë tre nga trajnerët “jo-kosovarë”.

    Xhingis Rexhepi i Feronikeli ’74 nga Maqedonia e Veriut dhe Gentjan Mezani i Gjilanit nga Shqipëria janë dy emrat tjerë së bashku me Egbon e Prishtinës nga Nigeria që çojnë në gjashtë numrin e trajnerëve të ‘huaj’ në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    40 për qindëshi i trajnerëve kosovarë nga Superligë përbëhet nga Tahir Batatina (Llapi), Armend Dallku (Dukagjini), Burim Shala (Fushë Kosova) dhe Qëndrim Kida (Malisheva).

    Dy të parët duken si të sigurt në punën e tyre shkaku edhe i rezultateve, por dy tjerët mund të rrezikojnë gjatë sezonit ndonjë shkarkim apo largim, duke çuar kështu edhe më lartë numrin e të “huajve”.

    Me pak fjalë, emërimi i Egbon te Prishtina duhet të jetë kambanë alarmi për trajnerët kosovarë, pasi ekipet e Superligën çdo ditë e më pak po u besojnë vendorëve.

    TË LIDHURA

    Xhaka, Shaqiri, Riola dhe standardet e dyfishta ndaj kosovarëve në Zvicër

    18/07/2025 19:14

    Mësohet sa do të mungojë Emërllahu

    18/07/2025 18:02

    Madueke konfirmon largimin nga Chelsea me një letër emocionuese

    18/07/2025 17:49

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.