Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FBK detyrohet ta ndalojë himnin e Kosovës që po fishkëllehet shpesh nga tifozët
    Ballina-1

    FBK detyrohet ta ndalojë himnin e Kosovës që po fishkëllehet shpesh nga tifozët

    02/11/2022 19:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Basketbollit e Kosovës është detyruar ta ndalojë himin e Kosovës në palestra para ndeshjeve.

    Kjo pasi që himni kosovar po fishkëllehet nga tifozët në ndeshjet kampionale.

    Ndalimi i intonimit të himnit u konfirmua nga kryetari i FBK-së, Arben Fetahu në një prononcim për T7.

    “Vendosja për intonimin e himnit në ndeshje ka qenë një masë të cilën e kemi filluar këtë vit, edhe atë me qëllimin më të mirë që ta bëjmë mobilizimin e njerëzve rreth asaj që është simbol i shtetit të Kosovës. Megjithatë, duke pasë parasysh gjithë këto reagimet që kemi pasë kohët e fundit, ne nuk do të donim që të shkaktojmë në asnjë moment ndonjë turbulencë apo ndonjë pakënaqësi te njerëzit që janë nëpër palestra. Andaj, unë besoj fuqishëm që do të marrim një vendim mbi këtë çështje dhe nuk do të kërkojmë intonimin e himnit deri në fund të stinorit, përveç mbase në momentet kur shpallet kampioni apo fituesi i Kupës apo Superkupës, sepse nuk është ideja që të krijojmë çfarëdo trazire, apo pakënaqësie te njerëzit që janë aty”, tha Fetahu.

    TË LIDHURA

    Zyrtare: Carlo Ancelotti është trajner i ri i Brazilit

    12/05/2025 16:27

    Mediat zvicerane: Si u bë Xherdan Shaqiri “Mesia i Baselit” pas zhgënjimit në Evropian

    12/05/2025 13:14

    Shkëlqeu përballë Llapit, Mevlan Zeka shpallet ‘Ylli i Javës’

    12/05/2025 13:03

    Napoli gabon në shtëpi ndaj Genoas, mbetet lider – por nuk ka më vend për gabime  

    11/05/2025 22:58
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.