Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FC Prishtina fituese e Superkupës Kosovë/Diasporë
    Ballina-1

    FC Prishtina fituese e Superkupës Kosovë/Diasporë

    18/10/2023 15:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FC Prishtina e ka fituar Superkupën Kosovë/Diasporë, pasi ka shënuar fitore kundër FC Kastrioti Stukenbrock, me rezultat 4:0, në ndeshjen e zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali. Para fillimit të ndeshjes presidenti Agim Ademi dhe kryetari i FSHFGJ-së, Ruzhdi Statovci e nderuan me plaketë dhe mirënjohje futbollistin e Kastriotit, Naim Pajaziti, i cili në këtë ndeshje u përshëndet nga futbolli aktiv. Ashtu siç pritej bardhekaltrit e kryeqytetit e dominuan ndeshjen, duke atakuar disa herë portën mysafire, por nuk arritën të gjejnë golin në pjesën e parë. Në anën tjetër skuadra nga Diaspora dëshmoi organizim të mirë në mbrojtje dhe madje në disa raste edhe u shfaq kërcënuese para portës së Agron Kolajt. Rezistenca e Kastriotit u thye në minutën e 65-të, kur Diar Halili shënoi për 1:0, teksa në minutat e fundit Prishtina u shfaq edhe më efikase, duke realizuar edhe tre gola tjerë përmes: Albin Krasniqit (85′), Hasan Hysenit (88′) dhe Jalen Miller Blesas (90′). Do theksuar se trajneri i Prishtinës, Debatik Curri në këtë ndeshje u dha më shumë hapësirë futbollistëve që kanë pasur minutazhë më të vogël gjatë këtij edicioni në Superligë. Në fund medaljet për dy ekipet i ndanë nënkryetari Agim Dibrani dhe anëtarja e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi, derisa trofeun e këtij aktivitetit për kapitenin e Prishtinës, Mërgim Pefqeli e ndau presidenti Agim Ademi.

    TË LIDHURA

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47

    Pas elimimit nga Liga e Evropës, Prishtina mëson emrin e kundërshtarit për rrethin e dytë në Ligën e Konferencës

    17/07/2025 22:25

    Prishtina fiton ndaj Sheriffit, por eliminohet nga Liga e Evropës

    17/07/2025 22:02

    Ademi për kombëtaren e Kosovës: Federatat tjera tash po na shohin si konkurrent, dikur na shihnin ndryshe

    17/07/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.