Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK ngushëllon presidentin e FC Drita dhe familjen Murseli
    Ballina-1

    FFK ngushëllon presidentin e FC Drita dhe familjen Murseli

    26/12/2023 23:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit të FC Drita, Valon Murseli i cili sot humbi djalin e tij Noah Mureslin.

    “Në këto momente të vështira për Ju, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgoj ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta”, ka shkruar ndër të tjera në FFK.

    Telegrami i plotë i FFK-së:

    E nderuar Familje Murseli!

    I nderuar president i FC Drita, Valon Murseli!

    Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të më të dashurit tuaj, djalit Noah Murseli.

    Në raste të tilla nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen për humbjen e një engjëlli sikur Noah.

    Në këto momente të vështira për Ju, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgoj ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.

    Lutemi që Zoti t’u japë forcë ta kaloni këtë dhembje të madhe.

    Noah do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një engjëll i vogël.

    I përjetshëm qoftë kujtimi për Noah!

    Me respekt,

    Agim Ademi, president i FFK-së

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.