Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK organizon kamp seleksionues në SHBA
    Ballina-1

    FFK organizon kamp seleksionues në SHBA

    14/11/2023 16:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës në fund të këtij muaji do të organizojë kamp me grupmoshat e reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Drejt Atlantikut do të udhëtojë  kontingjenti i trajnerëve të kombëtareve të grup moshave, të cilët qëllim kanë identifikimin dhe zbulimin e talentëve shqiptarë në SHBA, e të cilët një ditë mund të përfaqësojnë kombëtaren e Kosovës në grupmoshat përkatëse.

    Seleksionimin e talentëve të rinj do ta bëjnë trajnerët aktual të kombëtareve Adil Maliqi përzgjedhës i U19, Arbnor Morina U17, Ilir Nallbani U15.

    Kampi do të jetë i hapur më 28 nëntor, në Orangeburg të New York-ut dhe pjesë e tij do të jenë futbollistët e lindur në vitin 2005, 2006 dhe 2007, ndërsa me 29 nëntor, në po të njëjtin vend, në ditën e dytë të kampit do të jenë të mirëpritur gjeneratat 2008 dhe 2009.

    Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në kampin seleksionues i cili do të mbahet në SHBA, duhet të dërgojnë një kërkesë tek përfaqësuesi i FFK-së për Amerikë, Mars Podvorica.

    Kontakti:

    Email: [email protected]

    Numri i telefonit: +19173926026

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.