Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Franca fiton me autogol ndaj Austrisë, lëndohet Mbappe
    Ballina-1

    Franca fiton me autogol ndaj Austrisë, lëndohet Mbappe

    17/06/2024 23:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Njëri prej favoritëve kryesor të këtij Evropiani, Franca e ka nisur me fitore këtë event.

    “Gjelat” triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Austrisë në xhiron e parë të fazës së grupeve’.

    Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 38-të të takimit.

    Pas një depërtimi të Mbappes, Ëober shënoi autogol për fitoren e francezëve.

    Deri në fund, Franca pati edhe disa raste shënimi, por që nuk arriti të shënonte më shumë.

    Në fundin e ndeshjes, Kylian Mbappe u gjakos, duke e lënduar hundën.

    Ai u detyrua të largohej nga fusha e lojës dhe deri më tani nuk dihet më shumë rreth lëndimit të tij.

    Me këtë fitore, Franca tani shkon në tri pikë në grupin D, aq sa ka edhe Holanda.

    Austria dhe Polonia janë në dy pozitat e fundit pa pikë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.