Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjimshiti: Nuk e kisha imagjinuar kurrë këtë sukses, një ditë para finales mësova që do isha kapiten
    Ballina-1

    Gjimshiti: Nuk e kisha imagjinuar kurrë këtë sukses, një ditë para finales mësova që do isha kapiten

    23/05/2024 10:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kapiteni i Atalantas në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3:0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për mediet pas këtij triumfi historik se e gjitha i duket e pabesueshme.

    “Është e vështirë të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh, pas finales së humbur në Kupën e Italisë, është i pabesueshëm. Megjithatë tani nuk më interesojnë 3 finalet e humbura”-tha Gjimshit për SuperSport.

    Më tej, mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit u shpreh se vetëm dje e mësoi se do të ishte ai kapiteni i Atalanta-s në këtë përballje dhe se ndjehet shumë krenar.

    “Jam krenar, sot mësova se do të mbaj shiritin në krah. Grupi është fantastik, luajtëm shumë mirë dhe me meritë”-vijoi kapiteni “kuqezi”.

    I pyetur nëse e priste këtë sukses në momentin e parë kur është bashkuar me Atalanta-n, mbrojtësi deklaroi se nuk e kishte imagjinuar kurrë.

    “Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Kur arrita situata dhe pritshmëritë ishin të ndryshme, ne po luanim për të shmangur rënien. Ardhja e Gasperinit solli një filozofi të re, ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe t’i bëjë ata të performojnë dhe të japin më të mirën e tyre. Pastaj pas disa viteve fillova të imagjinoj një moment të tillë, ndoshta jo Europa League, ndoshta më shumë Kupën e Italisë, por sot e meritojmë të gjithë këtë”-përfundoi Berat Gjimshiti.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.