Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gliha: Andorra rival i vështirë, por ne jemi këtu për fitore
    Ballina-1

    Gliha: Andorra rival i vështirë, por ne jemi këtu për fitore

    11/10/2023 19:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha ka folur një konferencë për media para ndeshjes mes Andorrës dhe Kosovës.

    Andorra dhe Kosova do të përballen të enjten me fillim nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

    Trajneri slloven vlerësoi ekipin e Andorrës, duke thënë se ata kanë mentalitet të fortë dhe kjo bën që ndeshja të jetë e vështirë.

    “Andorra është një skuadër shumë e vështirë të luhet kundër tyre. Gjatë karrierës time kam luajtur disa herë me ekipet nga Andorra. Ato ishin takime të vështira. Kanë mentalitet të vështirë lojtarët e Andorrës. Duhet të shohim si po shkojnë gjërat nesër. Ne jemi gati për këtë takim” – tha Gliha.

    Në anën tjetër sulmuesi, Albion Rrahmani ka thënë se do të japin maksimumin për të marrë pikë të plota.

     “Nesër na pret një ndeshje e vështirë. Do ta japim maksimumin gjithë lojtarët. Do ta ndihmojë ekipin në objektivat e saj. Besoj se do të kthehemi aty ku e kemi vendin. Është ndeshje e rëndësishme për ne” – tha Rrahmani në konferencë për media.

    Kosova është pa gjasa në Grupin C të kualifikimeve pasi renditet e parafundit me vetëm katër pikë të tubuara pas gjashtë ndeshjeve.

    Andorra është e fundit me vetëm dy pikë gjithsej. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39

    Fisnik Asllani: Nuk jam më 18 vjeç, sigurisht që mendoj për të ardhmen

    22/12/2025 15:48

    Kosova e mbyll vitin 2025 si e 80-ta në renditjen e FIFA-së

    22/12/2025 14:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.