Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gliha udhëton drejt Kroacisë për ta bindur yllin e Rijekës t’i thotë PO Kosovës
    Ballina-1

    Gliha udhëton drejt Kroacisë për ta bindur yllin e Rijekës t’i thotë PO Kosovës

    21/10/2023 22:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Talenti i ri i Rijekës, Veldin Hodza (Veldin Hoxha), mund shumë shpejt ta veshë Kombëtaren e Kosovës.

    Mediat kroate kanë bërë publik lajmin se FFK është duke tentuar që ta marrë në radhë e veta talentin e lindur në Dragash, madje flitet se vet përzgjedhësi Primozh Gliha do të udhëtojë drejtë Kroacisë për ta bindur yllin e Kombëtares U21 të Kroacisë, transmeton Ballkani.info.

    “Trajneri i Kosovës Primozh Gliha së shpejti duhet të vijë në Rijekë për të biseduar me Hoxhën në mënyrë që të përpiqet ta bindë atë që të ndryshojë shtetësinë sportive”, shkruan mediumi kroat Index.hr.

    Hoxha këtë sezon është bërë i rregullt në 11-shën e parë të Rijekës dhe kombëtares së të rinjve. Për Rijekën ka luajtur 16 ndeshje dhe ka shënuar një gol, ndërsa për kombëtaren U-21 ka shënuar dy gola në tri paraqitje. /GazetaSport/

    TË LIDHURA

    Xhaka, Shaqiri, Riola dhe standardet e dyfishta ndaj kosovarëve në Zvicër

    18/07/2025 19:14

    Mësohet sa do të mungojë Emërllahu

    18/07/2025 18:02

    Madueke konfirmon largimin nga Chelsea me një letër emocionuese

    18/07/2025 17:49

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.