Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Goditi portierin në fushë, babai i futbollistit shqiptar merr dënimin ekstrem në Itali
    Ballina-1

    Goditi portierin në fushë, babai i futbollistit shqiptar merr dënimin ekstrem në Itali

    09/01/2024 16:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Liman Shpendi është dënuar me tre vite qëndrimi jashtë çdo stadiumi në Itali dhe jashtë këtij vendi. Shqiptari që është babai i futbollistit Cristian dhe Stiven Shpendit, dy sulmuesve të Kombëtares U-21 kërkoi falje që u fut në fushë dhe goditi portierin, por kjo nuk e ka shpëtuar nga dënimi i gjatë.

    Episodi i pakëndshëm u regjistrua pasi përfundoi ndeshja e Serie C mes Cesenas dhe Olbias. Babai i futbollistit shqiptar, Liman Shpendi u fut në fushë dhe goditi me grusht portierin e Olbias, Filippo Rinaldi. Ky i fundit gjatë ndeshjes dëmtoi në kokë lojtarin shqiptar Cristian Shpendi dhe babai i 20-vjeçarit nuk mundi t’i mbante nervat.

    Tanimë Limani do duhet t’i ndjekë nga TV dy djemtë e tij. Stiveni luan me Empolin në Serie A dhe Cristiani me Cesenan. Veç Italisë, mediet tej Adriatikut bëjnë me dije se ndalimi i futjes në stadium është edhe jashtë këtij vendi.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.