Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Infantino konfirmon punën e madhe që po bëhet në futbollin kosovar: FFK e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm programin FIFA Forward
    Ballina-1

    Infantino konfirmon punën e madhe që po bëhet në futbollin kosovar: FFK e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm programin FIFA Forward

    30/07/2024 10:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në kuadër të qëndrimit të saj në Paris për Lojërat Olimpike Verore, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pati një takim të rëndësishëm me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

    Takimi u zhvillua në zyrën e FIFA-s në Paris, teksa u diskutua për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e futbollit në Kosovë nga ana e FIFA-s.

    Presidenti Infantino, në një postim në rrjetet sociale, e cilësoi si një privilegj të mirëpriste presidenten Osmani dhe e vlerësoi shumë angazhimin e saj në zhvillimin e futbollit në vendin tonë, derisa ka konfirmuar punën e madhe që po bën Federata e Futbollit të Kosovës në zhvillimin e futbollit në vendin tonë

    “Federata e Futbollit të Kosovës e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm programin FIFA Forward dhe Dr Osmani e kupton qartë rëndësinë e mbështetjes së shtetit në zhvillimin e futbollit për t’u ofruar më shumë mundësi vajzave dhe djemve për të luajtur këtë sport të mrekullueshëm. I urova Dr. Osmani shumë fat dhe i thashë që shteti i saj dhe FFK-ja gjithmonë mund të llogarisin në mbështetjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit”, ka shkruar Infantino.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.