Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Jam i vëmendshëm ndaj sharjeve të tifozëve por ne nuk do ta ndryshojmë Serbinë”, Armand Duka shpjegon pse duhet turneu me serbët
    Ballina-2

    “Jam i vëmendshëm ndaj sharjeve të tifozëve por ne nuk do ta ndryshojmë Serbinë”, Armand Duka shpjegon pse duhet turneu me serbët

    12/03/2025 17:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka folur sërish për bashkëorganizmin Shqipëri – Serbi të Kampionatit Evropian, Euro 2027, për U-21, duke e cilësuar si një ngjarje vetëm me qëllim sportiv. Turneu ka tërhequr shumë kritika për shkak të historisë mes dy vendeve, por Duka ka dashur t’i shuajë ato.


    “Në muajin maj 2025 do të presim finalet e Evropianit U-17. Është i pari Evropian që ne presim, nuk kemi organizuar më parë një turne final. Më 31 mars hidhet shorti dhe nis më 19 maj. Jam i bindur që do të jetë një organizim i suksesshëm”, tha Duka fillimisht.


    “Në 2027 do të presim finalet e Evropianit U-21. Ka qenë çështje diskutimi, jemi të vëmendshëm në kritikat dhe vërejtjet, sharjet e tifozëve se pse ne kemi bashkëpunuar me Federatën serbe për kampionatin”.


    “Ne jemi një organizatë sportive dhe ky është një event sportiv. Qëllimi kryesor është sportiv. Pa dyshim edhe pragmatist sepse ky ishte një shans për t’u shfrytëzuar për të pasur një kampionat evropian sepse unë dyshoj në historinë e Shqipërisë që do të përsëritet dhe uroj që të përsëritet sërish|.


    “Edhe nga ana politike, pa dyshim që jo vetëm e kam përjetuar atë që ka përjetuar çdo kosovar (jo në të njëjtën mënyrë sepse nuk kam qenë fizikisht në Kosovë), por të gjithë ne e kemi mbështetur dhe jemi munduar të lehtësojmë dhimbjen e shqiptarëve të Kosovës”.


    “E di historinë, por mesazhi është që ne duhet të shohim përpara. Ne nuk do ta ndryshojmë Serbinë, nuk do ta lëvizim Serbinë nga vendi. Ajo do të rrijë aty, Kosova do të rrijë aty”.


    “Pavarësisht dhimbjes, duhet të gjejmë mënyrën dhe duhet të gjejmë ura komunikimi. Nëse kjo do të ndikojë apo jo pak pozitivisht, unë besoj se po. Dhe nëse kjo i shërben përmirësimit të jetës së fëmijëve në Kosovë, unë do të jem i kënaqur. Do lëndojë disa sepse plagët janë të freskëta, por ne duhet të shohim përpara”, përfundoi Duka mbi çështjen e organizimit të Kampionatit Evropian, Euro 2027 për U-21.

    TË LIDHURA

    Ashtu si pritej, Chelsea në finale të Ligës së Konferencës

    08/05/2025 23:06

    Tjetër paraqitje bindëse e Unitedit që avancon në finale

    08/05/2025 23:02

    Nga lëndimet te lavdia: Historia frymëzuese dhe biseda në korridor me Fabregas që e bindi Vojvodës për aventurë te Como

    08/05/2025 21:27

    “Nëse nuk luajmë në garat evropiane – faji është i juaji” – presidenti i Ferizajt, Abazi, akuzon gjyqtarët

    08/05/2025 21:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.