Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë konfirmimin zyrtar nga UEFA për pranim në Konventën e Trajnerëve në nivelin shtesë të diplomës Fitness B, pas përfundimit me sukses të kursit të parë për UEFA Fitness nga Departamenti i Edukimit në FFK. Në shkresën e UEFA-s, e nënshkruar nga Shefi i Zhvillimit të Trajnerëve në UEFA, Kris Van Der Haegen, konfirmohet se raporti pozitiv i vlerësimit për kursin inaugurues për Fitness është shqyrtuar dhe miratuar nga paneli përkatës i UEFA-s, duke i hapur rrugë FFK-së për anëtarësim në këtë nivel të ri të Konventës. Me këtë vendim, FFK tashmë ka të drejtë të organizojë dhe të lëshojë diploma dhe licenca UEFA Fitness B për kandidatët që përmbushin kriteret dhe përfundojnë me sukses programin përkatës, në përputhje me standardet dhe rregulloret e UEFA-s. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në avancimin e sistemit të edukimit të trajnerëve në Kosovë dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e përgatitjes fizike. Departamenti i Edukimit në FFK do të vazhdojë të ofrojë programe cilësore dhe të harmonizuara plotësisht me standardet evropiane, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit në vend. Pranimi në nivelin Fitness B dëshmon punën serioze dhe të qëndrueshme të FFK-së në ndërtimin e një strukture moderne të edukimit të trajnerëve.
Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një…
Ashtu si pritej, Kosova ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjibraltarit, autsajderit të kualifikimeve për…
Edon Zhegrovës më në fund i është rikthyer buzëqeshja. Ylli kosovar ka shkëlqyer mbrëmë në…
RCD Mallorca ka zyrtarizuar emërimin e Martin Demichelis si trajner të ri të ekipit. Strategu…
Kampionia e Kosovës, Drita, do të kërkojë sonte një kualifikim historik në përballjen e kthimit…