Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Katër lojtarë francezë rrezikojnë pezullimin në rast të një kartoni ndaj Portugalisë
    Ballina-1

    Katër lojtarë francezë rrezikojnë pezullimin në rast të një kartoni ndaj Portugalisë

    05/07/2024 14:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një karton i verdhë dhe mund të mbesësh jashtë nga një gjysmëfinale e mundshme e Francës, në Euro 2024 kundër Spanjës apo Gjermanisë.

    Ky është rasti i Kylian Mbappe, i paralajmëruar në minutën e 90-të të ndeshjes së parë të fazës së grupeve kundër Austrisë. Kapiteni i bluve është rikthyer në fushë pa autorizimin e arbitrit pas një periudhe trajtimi mjekësor.

    E njëjta gjë vlen edhe për Ousmane Dembélé, gjithashtu i sanksionuar me karton të verdhë kundër Austrisë dhe Aurélien Tchouaméni dhe Antoine Griezmann, të paralajmëruar kundër Belgjikës në raundin e 16-të.

    Edhe portugez pezullohen në rast të kartonit të verdhë

    Gjashtë lojtarë portugezë janë gjithashtu nën kërcënimin e pezullimit për një gjysmëfinale të mundshme në rast të një kartoni të verdhë ndaj skuadrës franceze. Ata janë Palhinha, Ruben Neves, Neto, F. Conceiçao, C. Ronaldo dhe J. Cancelo. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.