Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Këtë fundjavë nis Superliga, vëmendja do të jetë në Prizren
    Ballina-1

    Këtë fundjavë nis Superliga, vëmendja do të jetë në Prizren

    11/08/2023 10:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Këtë vikend nis edicioni i ri në elitën e futbollit kosovar. Klubet tashmë kanë bërë përgatitjet e fundit dhe janë gati për këtë stinori i cili duhet pranuar që nuk po nis në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Gjilani po kalon nëpër një situatë shumë të vështirë financiare dhe organizative, kjo edhe ka bërë që kjo skuadër të mos jetë gati për sfidën e parë duke e shtyrë përballjen me Fushë Kosovën.

    Një fakt tjetër që bie në sy është infrastruktura jo e mirë e për këtë arsye disa klube duhet të luajnë jashtë shtëpisë së tyre.

    Fushë Kosova nuk ka stadium, Malisheva është duke rinovuar të veti dhe duhet të luajë në Suharekë, ndërsa Prishtina për shkak të fushës së rënduar në “Fadil Vokrri”, dy takimet e para si vendase duhet t’i luajë në Hajvalia në Kompleksin e FFK-së.

    Gjithsesi, vëmendja në javën e parë do të jetë në Prizren, aty ku Liria e pret kampionin Ballkanin. Riovaliteti këtu pritet të jetë i madh dhe stadium “Përparim Thaçi” të jetë i stërmbushur me tifozë.

    Joshëse është edhe takimi Drita – Llapi dy skuadra këto që edhe këtë edicion e nisin me ambicie për ta fituar titullin e kampionit.

    Më poshtë gjeni çiftet komplete:

    Liria – Ballkani

    Drita – Llapi

    Dukagjini – Malisheva

    Fushë Kosova – Gjilani (u shty)

    Prishtina – Feronikeli. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

    07/07/2025 20:09

    Rekordi i Lamine Yamal rrëzohet më pak se një vit pas vendosjes – Gilberto Mora shkruan historinë me Meksikën

    07/07/2025 20:00

    Arsyetohet Donnarumma: Nuk ishte qëllimi ta lëndoja Musialan

    07/07/2025 19:45

    Osimhen, i hapur që të kthehet sërish te Galatasaray

    07/07/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.