Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Këto janë skuadrat e kualifikuara në 1/8 e finales së Kupës
    Ballina-1

    Këto janë skuadrat e kualifikuara në 1/8 e finales së Kupës

    24/11/2022 16:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani nuk ka lejuar befasi, duke u kualifikuar në 1/8 finales së Kupës së Kosovës në futboll.

    Portokallezinjtë e Suharekës, të enjten, kanë fituar në Istog, në duel me Phoenixin, me rezultat 3:1. Golat për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja i shënuan Dejan Zarubica (23’), Edvin Kuç (64’) dhe Nazmi Gripshi (87’), derisa golin e vetëm për skuadrën vendase e shënoi Ediae Precious.

    Kësisoj, tashmë janë kompletuar të gjitha skuadrat pjesëmarrëse të fazës së 1/8 së finales, e ku krahas Ballkanit janë kualifikuar edhe: Liria, Llapi, Dukagjini, Prizreni, Feronikeli ’74, Vushtrria, Vjosa, Flamurtari, Behari, A&N, Fushë Kosova, Malisheva, Trepca’89, Gjilani dhe Prishtina.

    TË LIDHURA

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46

    FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

    04/11/2026 21:03

    Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere

    04/11/2026 17:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.