Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kroos: Nëse nuk e mendoja suksesin, nuk do të isha kthyer
    Ballina-1

    Kroos: Nëse nuk e mendoja suksesin, nuk do të isha kthyer

    13/06/2024 08:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Toni Kroos synon një tjetër trofe prestigjioz pas Champions Leagues me Real Madrid. Mesfushori që do të mbyllë karrierën pas Euro 2024, shpreson që t’ia dalë të fitojë edhe Europianin me Gjermaninë.

    Në konferencën për shtyp të “Panzerave”, 34-vjeçari u shpreh se ky turne do të jetë special për faktin se Gjermania e luan Europianin në shtëpi, ndërsa shtoi se skuadra duhet të dijë të përballojë presionin.

    “Një turne që luhet në shtëpi është edhe më special, nuk janë shumë lojtarë që ia dalin ta provojnë një ndjesi të tillë. I gjithë vendi e ndjen atmosferën dhe ka një energji shumë pozitive. Për këtë fakt kemi një përgjegjësi të shtuar, megjithatë skuadra do të duhet të dijë të menaxhojë edhe presionin. Në fund të fundit, është vetëm futboll.

    Pas Championsit edhe trofeu i Europianit? Një ide e tillë më entuziazmon shumë, triumfi në Europian ishte një shtysë që unë të rikthehesha në kombëtare. Dua shumë që të kemi sukses dhe ta fitojmë këtë Europian, nëse mendoja se nuk mund t’ia dalim, atëherë nuk do të isha kthyer. Ta mbyllja karrierën me trofeun e Champions League dhe me Europianin do të ishte diçka “qesharake”, madhështore, por e pranoj me qejf të madh”, u shpreh Kroos.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.