Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kuç me shokë ia len Serbisë festën “në fyt” – fitojnë kundër Lituanisë dhe mbajnë gjallë shpresat
    Ballina-1

    Kuç me shokë ia len Serbisë festën “në fyt” – fitojnë kundër Lituanisë dhe mbajnë gjallë shpresat

    17/11/2023 00:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Malit të Zi ka shënuar fitore kundër Lituanisë, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.

    Reprezentacioni malazez triumfoi 2:0 kundër Lituanisë në Podgoricë, në kuadër të Grupit G, shkruan lajmi.net.

    Mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuç zhbllokoi shifrat me supergol tek në minutën e tretë për epërsinë e Malit të Zi.

    Golin e dytë për Malin e Zi e shënoi Jovetiq në minutën e 48-të, gol në të cilin asistoi futbollisti me prejardhje shqiptare, Driton Camaj.

    Fitorja në këtë takim i mban gjallë shpresat e Malit të Zi për kualifikim në Kampionatin Evropian 2024, pasi çdo rezultat tjetër do ta dërgonte atje Serbinë.

    Mali i Zi është i treti në grup me 11 pikë, dy më pak se Serbia dhe katër me pak se Hungaria që sonte siguroi plasmanin në Evropian.

    Lituania është e katërta me vetëm gjashtë pikë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.