Kanë përfunduar ndeshjet e sotme çrekefinale në Kupën e Kosovës.
Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini janë tri skuadrat që kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale.
Ballkani triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Gjilanit, Ferizaj fitoi me rezultat 2:0 ndaj Vushtrrisë, kurse Dukagjini dhuroi paraqitje fantastike në fitoren prej 3:0 ndaj Feronikelit ’74.
Nesër me fillim nga ora 13:00, Llapi dhe Malisheva do të përballen në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
