Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kvicha “mposht” Rrahmanin në sfidën “Kush jam unë?”
    Ballina-1

    Kvicha “mposht” Rrahmanin në sfidën “Kush jam unë?”

    17/01/2024 18:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Amir Rrahmani dhe Kvicha Kvaratshkelia kanë sfiduar njërin tjetrin në super-sfidën “Kush jam unë?” në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës së Italisë.

    Turneu i Superkupës së Italisë nis të enjten, ndërsa do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite. Në kanalin zyrtar të Serie A në “Youtube” është postuar sfida mes Rrahmanit dhe Kvaratskhelias. Dy bashkëlojtarët, kanë sfiduar njëri tjetrin me pyetje për të qëlluar emrin e lojtarit të Napolit për të cilin bëhej fjalë.

    Njëri i bënte pyetjet, ndërsa ai që përgjigjej mbante celularin në ballë me emrin e futbollistit të Napolit për të cilin pyetej. Rrahmani dhe Kvaratskhelia kanë zhvilluar nga dy raunde me pyetje dhe në fund fitues foli futbollisti i Gjeorgjisë.

    Në fund, Rrahmani dëgjohet në video duke u përgëzuar Kvaratshkelian për fitore dhe duke thënë se e kishte merituar. Turneu i Superkupës së Italisë, do të zhvillohet me katër skuadra, ku Napoli në gjysmëfinale do të përballet me Fiorentinën, të enjten prej orës 20:00. Gjysmëfinalja tjetër, është ajo ndërmjet Interit dhe Lazios, që luhet të premten mbrëma. Napoli është kampion në fuqi i Italisë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.