Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Le Parisien” zbulon të ardhmen e Mbappes: I bashkohet klubit më të madh në botë
    Ballina-1

    “Le Parisien” zbulon të ardhmen e Mbappes: I bashkohet klubit më të madh në botë

    03/02/2024 22:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vjen përditësimi i fundit i telenovelës “Kylian Mbappé”. Sipas “Le Parisien”, sulmuesi ka zgjedhur të luajë për Real Madridin, edhe pse gazeta pariziane nuk konfirmon marrëveshjen me bardhezinjtë.

    Ai do të përpiqet ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme në Paris dhe t’i japë klubit nga kryeqyteti francez titullin e Champions League.

    Po sipas “Le Parisien”, “ylli” më i madh në futbollin francez do t’i bashkohet klubit më të madh në botë sezonin e ardhshëm.

    Ndërkohë në Madrid mbretëron optimizmi ndërsa në prapaskenë po negociohet kontrata më e madhe kapitenin e “Les Bleus”.

    Mbappé arriti një marrëveshje në gusht me Nasser Al Khelaïfi, të cilit i premtoi t’i falte 80 milionë euro (bonus besnikërie) në mënyrë që Paris Saint Germain të mos pësonte dëm ekonomik në rast se ai nuk do të nënshkruante përfundimisht rinovimin e kontratës.

    “Beteja është e humbur”, thotë Le Parisien, duke aluduar se Kylian Mbappé ka dhënë sinjale të qarta javët e fundit. Telenovelës duket se do t’i vijë fundi në verë, me kapitenin e skuadrës franceze që do të firmosë për Realin e Madridit.

    Ndryshe nga sa raportohet nga Le Parisien, Paris Saint Germain nuk është në dijeni se lojtari ka marrë një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e tij.

    Klubi kërkon të përsërisë skenarin e vitit 2022, kur arriti të arrijë marrëveshje me kapitenin e skuadrës franceze për një rinovim prej dy sezonesh.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.