Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lëndimi i Rrahmanit nuk është serioz
    Ballina-1

    Lëndimi i Rrahmanit nuk është serioz

    22/07/2024 18:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lëndimi që Albion Rrahmani e pësoi të shtunën në ndeshjen e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit, megjithatë nuk është shumë serioz.

    Këtë e ka bërë të ditur të hënën klubi i sulmuesit kosovar.

    Rrahmani shënoi gol për Rapidin e më pas la fushën për shkak të një lëndimi. Kishte dyshime se lëndimi është serioz. Por Rapidi ka njoftuar të hënën se e pret Rrahmanin shpejt në stërvitje.

    “Analizat specialistike të kryera sot kanë rezultuar se nuk ka dëmtime në asht apo në nivelin e frakturës së mëparshme. Ka një plagë në lëkurë dhe kontuzion të fortë në vendin e goditjes. Prandaj shpresojmë që Albioni të kthehet në stërvitje sa më shpejtë”, ka njoftuar Rapid Bukureshti.

    Rrahmani është sulmuesi kryesor i Rapidit.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.