Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Liga e Kampionëve, bonuse befasuese për klubet që kualifikohen
    Ballina-1

    Liga e Kampionëve, bonuse befasuese për klubet që kualifikohen

    19/10/2023 13:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gara më e rëndësishme e klubeve në Evropë është gati të pasurohet. UEFA ka vendosur të miratojë për organizimin e kompeticionit prestigjioz kontinental.

    Në Ligën e re të Kampionëve, e cila do të nisë nga sezoni 2024-2025, në të cilën do të kalojmë në një grup të vetëm prej 36 skuadrash, ndeshjet do të jenë 47 për qind më shumë në total se në edicionet e mëparshme.

    Kjo do të vlejë gati 2.5 miliardë euro për klubet pjesëmarrëse. Të dhënat dalin nga dokumentet zyrtare, të konsultuara nga “Calcio e Finanza”.

    Modeli i ri i shpërndarjes së burimeve financiare për klubet pjesëmarrëse do t’i japë rëndësi më të madhe pjesëmarrjes (nga 25 për qind në 27.5 për qind do të ndahen në mënyrë të barabartë) dhe rezultateve (nga 30 për qind në 37.5 për qind), ndërsa dy shtyllat ekzistuese, d.m.th. grupi i tregut dhe koeficientët, do të bashkohen dhe të reduktohen (nga 45 për qind në 35 për qind)./Telesport/

    Shifra befasuese, të cilat në detaje mund të përmblidhen si më poshtë:

    Bonusi i pjesëmarrjes – 678.5 milionë euro në sezon (500.5 milionë në 2023/24)

    Bonusi i rezultateve – 925.3 milionë euro në sezon (600.6 milionë në 2023/24)

    TË LIDHURA

    Xhaka, Shaqiri, Riola dhe standardet e dyfishta ndaj kosovarëve në Zvicër

    18/07/2025 19:14

    Mësohet sa do të mungojë Emërllahu

    18/07/2025 18:02

    Madueke konfirmon largimin nga Chelsea me një letër emocionuese

    18/07/2025 17:49

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.