Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lionel Messi, mrekullia e tetë e botës!
    Ballina-1

    Lionel Messi, mrekullia e tetë e botës!

    30/10/2023 23:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lionel Messi e ka shkruar për herë të tetë emrin e tij në listën e fituesve të “Topit të Artë”, si askush tjetër.

    Ylli argjentinas u shpall fitues i trofeut më prestigjioz individual për vitin 2023.

    Kësisoj, Messi shkroi një tjetër rekord historik dhe thuajse të paarritshëm për të tjerët – duke vendosur edhe “Topin e Artë” të tetë në mesin e shumë trofeve të tjerë.

    Asnjë futbollist tjetër në histori nuk ka fituar kaq trofe të tillë. Messi, këtë vit mposhti konkurrencën e fortë veçanërisht të Erling Haaland, si dhe të Kylian Mbappe e Kevin De Bruyne, me të cilët mbyllet lista e top-katër futbollistëve më të mirë në botë.

    Në sezonin e fundit, 36-vjeçari shënoi 42 gola dhe shtoi 26 asistime në 56 paraqitje në total.

    Përveç titullit të kampionit të fituar në Ligue 1, si dhe të Superkupës së Spanjës, argjentinasi udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfit në Kupën e Botës “Katar 2022”, të parën në karrierën e tij si futbollist. Ai u zgjodh edhe si futbollisti më i mirë i turneut.

    Trofeu i “Topit të Artë” u nda nga ish-futbollisti anglez, David Beckham.

    LIONEL MESSI IS THE 2023 MEN’S BALLON D’OR!

    Eight Ballon d’Or for Argentina hero! 🖐🤟#ballondor pic.twitter.com/1slOJ6EoKj

    — Ballon d'Or #ballondor (@ballondor) October 30, 2023
    TË LIDHURA

    Sulmuesi i Kosovës do ta vazhdojë karrierën në Turqi

    19/07/2025 17:22

    Ten Hag nuk shqetësohet nga humbja 5:1 nga Flamengo U20

    19/07/2025 16:39

    Ballkani nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen evropiane

    19/07/2025 16:36

    Arsenali largohet nga gara, gjiganti anglez destinacioni i mundshëm për Rodrygon

    19/07/2025 14:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.