Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Liria reagon sërish: U dëmtuam edhe ndaj Fushë Kosovës, dikujt po i pengojmë
    Ballina-1

    Liria reagon sërish: U dëmtuam edhe ndaj Fushë Kosovës, dikujt po i pengojmë

    26/02/2024 20:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FC Liria ka dalë me një tjetër reagim lidhur me ndarjen e drejtësisë.

    Klubi prizrenas kësaj here pretendon se është dëmtuar në ndeshjen e fundit, ndaj Fushë Kosovës, që u mbyll baras dhe pa gola.

    Sipas reagimit të lëshuar, ishin dy raste që duhej akorduar penallti në favor të Lirisë – derisa e vlerësojnë si të dyshimtë penalltinë e dhënë për Fushë Kosovën.

    Klubi nga Prizreni ka përmendur gjithashtu edhe disa raste tjera prej më herët, në të cilat besojnë se janë dëmtuar.

    Përmes reagimit u bë thirrje që gjyqtarët të ngritin nivelin e përgjegjësisë.

    Reagimi i plotë nga FC Liria (pa ndërhyrje):

    “Edhe sa kohë, do të dëmtohemi !?

    Të nderuar qytetarë,

    Tifozë të FC Liria,

    Ne, këtë stinor kemi bërë shumë angazhime, duke sjellur shumë lojtarë.

    Duke u përgatitur sa më mirë, që të ikim nga zona  e rrezikshne në tabelë.

    Mirëpo, rrjedhat e ndeshjeve, po diktohen jashtë asaj që do të duhej.

    Të indinjuar thellë me atë se si po ia ndajnë “drejtësinë” klubit tonë, për Ju tifozë, qytetarë dhe opinionin e gjerë, shprehim shqetësimet dhe mospajtimet tona.

    Fillimisht, ne kërkuam shtyerjen e ndeshjes me Ballkanin.

    Kërkesa jonë drejtuar Komisionit të Garave, që ishte e arsyeshme (mungesa e tre lojtarëve, shkaku i angazhimit në kombëtaren e tyre),  fillimisht ishte aprovuar.

    Mirëpo, Komisioni i Garave çuditërish, më pas  rrëzoi vendimin që vet e solli !

    Në ndeshjen me Dritë gjyqtarët, jepnin kartonë të verdhë kundër nesh dhe bënin favore skuadres musafire.

    Ndeshja në Klinë, nuk përfundoi derisa vendasit arritën golin e fitores.

    Aty, dikush u bë gazi i Botës, por ne u dëmtuam rëndë !

    Ishte kjo ndeshje maratonë, që mezi gjeti fundin!

    Fund ky i kërkuar nga referët !

    Sikur të mos mjaftonin gjithë këto, të dielën sërish në sken  gjyqtarët !

    Gjyqtari Shala, akordoi penallti të dyshimtë për Fushë Kosovën.

    Ndërkaq, nuk i “vërejti” dy sosh për klubin tonë.

    Të gjithë ata, që e duan dhe ndjejnë në shpirt futbollin, si lojë dhe jo diçka tjetër, e dijnë që Liria me tifozërinë e numërt, është hijeshia dhe pasuria e Albi Mall Superligës.

    Por, kjo duket se dikujt po i pengon !

    Deri kur do të dëmtohemi, ne nuk e dijmë.

    Presim që zyrtarët e thirrur, të ngrejnë nivelin e përgjegjësisë.

    Liria, nuk do mëshirë.

    Duam korrektësi !

    Me respekt !

    FC Liria

    P.S.

    Shini videot poshtë, ku mohohen dy penallti për FC Liria, në ndeshjen e fundit me Fushë Kosovën!”

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.