Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Liverpool “shkatërron” West Ham dhe kalon në gjysmëfinalet e Carabao Cup
    Ballina-1

    Liverpool “shkatërron” West Ham dhe kalon në gjysmëfinalet e Carabao Cup

    20/12/2023 23:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Liverpool triumfon me rezultatin 5-1 ndaj West Ham dhe kalon në gjysmëfinalet e Carabao Cup.

    Ndeshja e luajtur në “Anfield” foli e gjitha për “The Reds”, që zhbllokuan sfidën në minutën e 28’ falë golit të Szoboszlai.

    Sfida vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 56’, kur Jones i asistuar nga Nunez shënoi golin e dytë për skuadrën e Jurgen Klopp.

    Ndërsa në minutën e 71’ Gakpo realizoi golin e tretë për Liverpool.

    West Ham provoi të reagojë dhe në minutën e 77’ Bowen gjeti rrugën drejt rrjetës.

    Megjithatë Liverpool vazhdoi me sulmet dhe në minutën e 82′ Salah realizoi golin e katërt për skuadrën e Klopp.

    Takimi u vulos nga Curtis Jones, i cili realizoi golin e pestë për Liverpool-in dhe të dytin personal në minutën e 85′.

    Liverpool kalon në gjysmëfinalet e Carabao Cup, duke plotësuar katërshen pas Middlesbrough, Chelsea-t dhe Fulham-it, teksa West Ham eliminohet në çerekfinale.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.