Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Llapi nis stërvitjet për garat evropiane
    Ballina-1

    Llapi nis stërvitjet për garat evropiane

    10/06/2024 22:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Llapit ka filluar sot edhe zyrtarisht përgatitjet për garat evropiane, të cilat luhen në muajin korrik.

    Ekipi ka zbarkuar në fushë pas dy javëve pushim, ndërsa shtabi teknik pas prezantimit të planprogramit ka filluar punën për t’i përgatitur maksimalisht futbollistët para sfidave evropiane.

    Prezent në stërvitjen e sotme ishin pothuajse gjithë futbollistët si dhe transferimet e reja. Me leje të shtabit teknik munguan vetëm Vokli Laroshi, Ilir Krasniqi dhe Arbnor Ramadani, të cilët i bashkohen ekipit nesër.

    Ekipi nga nesër fillon me përgatitjet nga dy-herë në ditë për t’a rritur intensitetin e tyre gradualisht.

    Kujtojmë që, më 18 qershor në Nyon të Zvicrrës, Llapi e mëson kundërshtarin e raundit të parë të UEFA Europa League, ndërsa pas datës 22 qershor, ekipi do zhvendoset në Ohër të Maqedonisë për përgatitjet e fundit para ndeshjeve kualifikuese. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.