Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Luftë” në rrugët e Romës dhe “Olimpico”, tifozët çekë plagosin policë dhe stjuardë
    Ballina-1

    “Luftë” në rrugët e Romës dhe “Olimpico”, tifozët çekë plagosin policë dhe stjuardë

    26/10/2023 22:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pragndeshja mes Romës dhe Slavia Pragës në Ligën e Evropës në kryeqytetin italian, është paraprirë nga ngjarje të rënda që kanë pasur si protagonistë tifozët e skuadrës çeke.

    Gjatë ditës së sotme, mijëra tifozë çekë kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit italian, duke mos reshtur me koret e tyre. Por gjatë pasdites, situata është tensionuar që kur në rrugën “Cavour”, një grup ultrasish çekë ka sulmuar një grup policësh të cilët ishin rreshtuar pranë komisariatit që gjendej në atë rrugë.

    Ata kanë qëlluar me fishekzjarrë dhe me shishe policët, duke plagosur 3 prej tyre, ndërsa është dashur përdorimi i forcës për t’i dhënë fund situatës kaotike, që u mbyll me 4 tifozë në pranga.

    Më pas, ngjarjet e dhunshme kanë vijuar në stadium, ku ultrasit çekë para ndeshjes kanë shpërthyer rrethimin e stjuardëve në tentativën për t’u përplasur me utlrasit e Romës, teksa nisi një breshëri gjuajtjesh me stola të thyer brenda ambienteve të “Olimpico”, derisa ndërhynë forcat e rendit.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.