Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lumbardh Dellova “Ylli i Javës” së Superligës
    Ballina-1

    Lumbardh Dellova “Ylli i Javës” së Superligës

    03/11/2023 12:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 12-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC. Ballkani, Lumbardh Dellova

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje:  Flamur Sinani, Lulzim Rrmoku e Bujar Asllani.

    Ky komision vendosi që qendërmbrojtësi i FC Ballkani , Lumbardh Dellova të shpallet “Ylli i Javës”, pasi ai  me golin e tij vendosi fituesin e derbit të xhiros kundër FC Drita me rezultat 1:0.

    E pikërisht goli i Dellovës i mundësoi FC. Ballkani ta forcojë pozitën e parë në renditje. Portokallezinjtë vazhdojnë të mbesin të pamposhtur në këtë edicion.

    Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC. Ballkani, Lumbardh Dellova e ndau Andi Sadiku, dizajner grafik në Albi Group.

    Pasi mori këtë çmim qendërmbrojtësi u shpreh i lumtur për fitoren dhe për vlerësimin si më i miri i xhiros.

    “Jam shumë i lumtur për fitoren e po ashtu edhe për golin që e shënova në derbi. Ndeshja ishte e mirë duke e pas parasysh që ishim të lodhur pak si ekip, por e rëndësishmë ishte të marrim tre pikë dhe jemi shumë të lumtur. Jemi që dy vite me trajnerin Daja, nga eksperienca e të cilit kemi mësuar shumë. Duhet çdo ndeshje të futemi të motivuar, të bëjmë një hap drejt klubeve evropiane.”, ka thënë Dellova për faqen zyrtare të FFK-së.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.