Ballina-1

Manchester Unitedi shkarkon trajnerin Erik ten Hag

Manchester Unitedi shkarkon trajnerin Erik ten Hag

Manchester Unitedi e ka shkarkuar trajnerin Erik ten Hag, ka raportuar gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano. Sipas tij, vendimi është i menjëhershëm, pasi Unitedi u mposht të dielën si mysafir nga West Ham. “Ne i jemi mirënjohës Erikut për gjithçka që ka bërë gjatë kohës së tij me ne dhe i urojmë mirë për të ardhmen.

Besnik Batusha

Manchester Unitedi e ka shkarkuar trajnerin Erik ten Hag, ka raportuar gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano.

Sipas tij, vendimi është i menjëhershëm, pasi Unitedi u mposht të dielën si mysafir nga West Ham.

“Ne i jemi mirënjohës Erikut për gjithçka që ka bërë gjatë kohës së tij me ne dhe i urojmë mirë për të ardhmen. Ruud van Nistelrooy do të marrë përgjegjësinë e skuadrës si trajner i përkohshëm, i mbështetur nga ekipi aktual i trajnerëve, derisa do të rekrutohet një trajner i përhershëm”, thuhet në njoftimin e ekipit.

Nistelrooy ka qenë pjesë e skuadrës edhe si futbollist.

Aktualisht, Unitedi renditet i 14-i në tabelë me 11 pikë të tubuara në 9 ndeshje. I ka 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

Trajneri holandez kishte nënshkruar me ekipin anglez në prill të 2022-së

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions