Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mane justifikon lojën me dorë ndaj Interit: Mund të përfundoja në spital
    Ballina-1

    Mane justifikon lojën me dorë ndaj Interit: Mund të përfundoja në spital

    02/11/2022 15:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bayern Munich ishte me fat që i shpëtoi një penalltie të paakorduar kundër tyre në takimin e dytë ndaj Interit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi Sadio Mane luajti padashje me dorë në zonën e tyre të rreptësisë.

    Incidenti ndodhi në 10 minutat e para të ndeshjes së garës më të madhe për klube në Evropë.

    Gjyqtarit iu kërkua që të bënte një shikim në VAR pasi Mane kundërshtoi dukshëm se luajti qëllimshëm me dore. Topi erdhi drejt tij me shpejtësi të madhe, kështu që reprezentuesi senegalez i vendosi instinktivisht të dyja duart para fytyrës së tij.

    “Nëse nuk do të kisha vendosur duart para fytyrës sime, mund të shkoja në spital, padyshim që nuk ishte një penallti”, u tha Mane gazetarëve pas ndeshjes.

    “Interi është një ekip i shkëlqyer, ata eliminuan Barcelonën, që do të thotë se ata kanë një skuadër të shkëlqyer”.

    Humbja e mbrëmshme në Gjermani ishte pa dhimbje për gjigantët e Serisë A, të cilët tashmë ishin kualifikuar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

    TMW – Mané: "Senza mani l'avrei presa in faccia, non è rigore. Inter? Ottima squadra" https://t.co/qxD0FmXn1z

    — TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) November 1, 2022
    TË LIDHURA

    Xhaka, Shaqiri, Riola dhe standardet e dyfishta ndaj kosovarëve në Zvicër

    18/07/2025 19:14

    Mësohet sa do të mungojë Emërllahu

    18/07/2025 18:02

    Madueke konfirmon largimin nga Chelsea me një letër emocionuese

    18/07/2025 17:49

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.