Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Media në Rusi: Pavarësisht skandalit në Evropian, Mirlind Daku është fenomenal
    Ballina-1

    Media në Rusi: Pavarësisht skandalit në Evropian, Mirlind Daku është fenomenal

    04/08/2024 18:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mirlind Daku ka shkëlqyer sërish te Rubin Kazani. Sulmuesi shqiptar shënoi një gol dhe dha një asist në humbjen 2-3 ndaj Khimki.

    Daku shkëlqeu jo vetëm me kontributin e tij në golat e shënuara, por edhe me lojën e zhvilluar. E për këdo që nuk e ka parë ndeshjen, mjafton komenti i medias ruse “Gazeta.ru”, për të kuptuar performancën e lojtarit shqiptar.

    “Daku bëri gjithçka që donte. Ai ka shkatërruar në një duel personal mbrojtësin kundërshtar Nemanja Andjelkovic. Ky i fundit i shkaktonte faull vazhdimisht, e kapte nga fanella. Arbitri i ndeshjes e qortoi disa herë me gojë Nemanjën: “Luaj pastër, përndryshe të ndëshkoj!”. Në fund ai e ndëshkoi me karton të verdhë për një ndërhyrje. Skuadra e Rubinit kërkoi karton të kuq, por për disa arsye Kukuyan e kurseu Nemanjan. Andjelkovic duhej të përjashtohej në pjesën e parë”, tha Rakhimov pas ndeshjes. Dhe trajneri i Khimki e largoi Andjelkovic në pjesën e parë.

    Pjesa e parë u mbyll me shënimin e Dakut nga pika e bardhë, ky është goli i tij i shtatë në nëntë ndeshjet e fundit. Pavarësisht skandalit të Kampionatit Europian, sulmuesi mbetet në formë fenomenale”, shkruan media ruse.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.