Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mediat serbe raportojnë për shtyrjen e ndeshjes Kosovë – Izrael, nuk mungojnë etiketimet raciste
    Ballina-1

    Mediat serbe raportojnë për shtyrjen e ndeshjes Kosovë – Izrael, nuk mungojnë etiketimet raciste

    12/10/2023 15:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka marrë vendim sot për ta shtyrë ndeshjen mes Kosovës e Izraelit pas sulmeve terroriste që ndodhën në Izrael ku mbetën të vdekur më shumë se 2500 njerëz.

    Mediat serbe kanë shkruar për këtë lajm por si gjithmonë nuk u kanë munguar etiketimet raciste, transmeton Ballkani.info.

     “Ndeshja e grupit I të kualifikimit për Kampionatin Evropian 2024 ndërmjet të ashtuquajturve Kosova dhe Izraeli ishte menduar të luheshin më 15 tetor në Prishtinë, por UEFA e ka shtyre dhe ka njoftuar se data e re për këtë ndeshje do të bëhet e ditur më vonë.

    Para disa ditësh UEFA ka shtyrë edhe duelin mes Izraelit dhe Zvicrës, i cili duhej të luhej sonte në Tel Aviv. Kjo ndeshje do të luhet më 15 nëntor.

    Në luftën midis Izraelit dhe Hamasit, më shumë se 2500 njerëz vdiqën në gjashtë ditë lufte”, ka shkruar portali serb Telerafi.rs.

    Të kujtojmë se sonte Kosova nga ora 20:45 do të ndeshet me Andorrën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39

    Fisnik Asllani: Nuk jam më 18 vjeç, sigurisht që mendoj për të ardhmen

    22/12/2025 15:48

    Kosova e mbyll vitin 2025 si e 80-ta në renditjen e FIFA-së

    22/12/2025 14:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.