Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mesfushori i Sllovakisë optimist para plejofit kundër Kosovës
    Ballina-1

    Mesfushori i Sllovakisë optimist para plejofit kundër Kosovës

    12/01/2026 15:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tomash Rigo, një nga lojtarët kyç të përfaqësueses së Sllovakisë, është i gatshëm për sfidën vendimtare kundër Kosovës. Mesfushori 23-vjeçar ka qenë i pranishëm në të gjitha ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026 dhe pritet të ftohet edhe për plejofin që zhvillohet në mars.

    Gjysmëfinalja e plejofit mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet në finale me fituesin e përballjes Turqi–Rumania, gjithashtu në shtëpi.

    Rigo, i cili luan për Stoke City në Championshipin anglez, shpreh optimizëm për mundësinë e kualifikimit në Kupën e Botës. Ai gjithashtu ka treguar entuziazmin për eksperiencën e re që e pret në SHBA.

    “Mendoj se grupi ku do të hyjë fituesi i këtij plejofi është i pranueshëm dhe kemi mundësi të marrim disa pikë, madje edhe të avancojmë. Do të japim maksimumin në mars për të luajtur në Botëror. Nuk kam qenë kurrë më parë në Amerikë, ndaj shpresoj të shoh vendin për herë të parë me ekipin nacional”, ka thënë Rigo për faqen zyrtare të federatës sllovake.

    TË LIDHURA

    Kupa e Kosovës: Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini kalojnë në gjysmëfinale

    04/03/2026 16:00

    Melos Bajrami, i riu nga Kosova, që po e shtynë Vllazninë e Shkodrës drejt titullit

    04/03/2026 14:51

    Tjetër sukses i FFK-së, pranohet në Konventën e UEFA-s për Licencën Fitness B për trajnerë

    04/03/2026 14:23

    Rikthehet Kupa e Kosovës, sot na presin tri sfida interesante çerekfinale

    04/03/2026 12:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.