Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Milan “magjik”, fitore me përmbysje ndaj Udineses
    Ballina-1

    Milan “magjik”, fitore me përmbysje ndaj Udineses

    20/01/2024 23:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milani ka fituar ndaj Udienses si mysafir me rezultat 3-2 në kuadër të javës 21-të të Serie A.

    Një ndeshje e bukur me aksione dhe gola, por që në fund solli fitues Milanin.

    Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 31-të, kur Theo Hernandez asistoi te Ruben Loftus-Cheek që shënoi me një goditje të saktë nga brenda zonës për 1-0.

    Për disa minuta u ndërpre ndeshje, pas thirrjeve raciste në drejtim të portierit kuqezi Mike Maignana, por pastaj skuadrat u kthyen në fushë.

    Udinese arriti të barazojë në minutën e 42-të, me golin e shënuar nga Lamar Samardzic për 1-1.

    Vendasit ishin më kërkues në pjesën e dytë, duke marr epërsinë për herë të parë në minutën e 62-të, kur Florian Thauvin shënoi për 2-1.

    Por Milani nuk u dorëzua dhe fillimisht barazoi shifrat në minutën e 83-të me një gol të Luka Jovic (2-2).

    Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazon, në minutën e tretë të kohës shtesë në skenë doli Noa Okafor që arriti të shënojë për 3-2, duke i dhënë tre pikë Milanit.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.