Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ndalohen nga policia shqiptare tifozë nga Kosova, kapen me tymuese e flakadanë në Morinë
    Ballina-1

    Ndalohen nga policia shqiptare tifozë nga Kosova, kapen me tymuese e flakadanë në Morinë

    12/10/2023 15:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Policia në Pikën Kufitare të Kosovës ka ndaluar 12 shtetas të cilët po hynin nga Kosova me qëllim ndjekjen e kombëtares shqiptare të futbollit.

    Tifozeve iu kapën në 2 automjetet që lëviznin lëndë piroteknike dhe mjete prerëse, me qëllim përdorimin gjatë ndeshjes Shqipëri – Çeki.

    Policia bën me dije se ka sekuestruar 43 kapsolla, 12 tymuese, 9 flakadanë dhe 2 mjete prerëse, thika.

    “Në kuadër të intensifikimit të punës në hyrje të vendit, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të kundërligjshme që mund të përdoren gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri – Çeki, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, kanë kaluar në vijë të dytë, për kontrolle të imtësishme, automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në Preshevë, dhe automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin F. Ç., 30 vjeç, banues në Kosovë.

    12 shtetasit u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, me qëllim kryerjen e hetimeve dhe veprimeve procedurale të mëtejshme për posedimin e kundërligjshëm të këtyre sendeve”, njofton policia.

    Kujtojmë se në një reagim pak herët, ishte vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla ai i cili kërkoi nga tifozët të mos marrin në stadium mjete piroteknike, pasi Kombëtarja rrezikon të penalizohet nga UEFA për ndeshjen me Çekinë.

    TË LIDHURA

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39

    Fisnik Asllani: Nuk jam më 18 vjeç, sigurisht që mendoj për të ardhmen

    22/12/2025 15:48

    Kosova e mbyll vitin 2025 si e 80-ta në renditjen e FIFA-së

    22/12/2025 14:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.