Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ndarja e policave të sigurimit për futbollistët nis te skuadra kampione
    Ballina-1

    Ndarja e policave të sigurimit për futbollistët nis te skuadra kampione

    31/10/2022 20:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka qëndruar sot për vizitë në Suharekë te FC Ballkani.

    Përveç përgëzimeve që ia bëri futbollistëve, trajnerëve dhe stafit drejtues të klubit për paraqitjet dinjitoze në UEFA Conference League, numri një i FFK-së gjatë kësaj vizite futbollistëve të skuadrës kampione në fuqi ua dorëzojë edhe policat e sigurimit.

    Në fakt, FFK javë më parë ka arritur marrëveshje me kompaninë Sigal Uniqa Group Austria për sigurimin e futbollistëve, projekt i cili përfshin klubet e Superligës në të dy konkurrencat, Ligës së Parë në të dy konkurrencat si dhe Ligës së Dytë në konkurencën e meshkujve.

    Pas finalizimit të marrëveshjes tashmë ka filluar të bëhet edhe shpërndarja e policave të sigurimit për të gjithë futbollistët.

    “Paraqitjet tuaja në Evropë na kanë bërë krenarë të gjithëve. Ju me organizimin që keni bërë si klub, por edhe me rezultatet e arritura jeni shndërruar në një ekip të dashur nga i gjithë opinioni futbolldashës. Sot, jam këtu, që përveç përgëzimeve për sukseset e arritura dhe paraqitjen dinjitoze në garat evropiane, t’u ndajë edhe policat e sigurimit, të cilat u mundësojnë që të keni shërbime cilësore dhe të mënjëhershme për nevojat tuaja shëndetësore. Në tërë botën futbollistët sigurohen nga klubet e tyre, por ne si FFK duke i parë vështirësitë me të cilat ballafaqohen klubet tona, kemi vendosur që edhe këtë barrë t’ua heqim dhe të bëjmë ne sigurimin e lojtarëve”, ka theksuar Ademi para futbollistëve dhe stafit të FC Ballkani, duke uruar që ata të kenë shëndet të mirë dhe sa më pak lëndime.

    Ndërkohë, drejtuesit dhe futbollistët e FC Ballkani u shprehën mirënjohës për kujdesin e vazhdueshëm që FFK po e tregon karshi klubeve.

    TË LIDHURA

    Galatasaray kompleton transferimin e Leroy Sanes

    12/06/2025 21:50

    Për Zhegrovën hyn në garë një tjetër skuadër e Serie A

    12/06/2025 20:14

    Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi

    12/06/2025 19:37

    Serbia e pret Shqipërinë në stadiumin e Cërvena Zvezdës

    12/06/2025 18:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.