Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Newcastle kërkon sqarim për Tonalin, anglezët nuk dinë si të veprojnë me mesfushorin
    Ballina-1

    Newcastle kërkon sqarim për Tonalin, anglezët nuk dinë si të veprojnë me mesfushorin

    03/11/2023 09:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sandro Tonali u pezullua me dhjetë muaj nga fushat e blerta si pasojë e përfshirjes në skandalin e basteve që “shpërtheu” në Itali. Mesfushori vinte baste sportive në platforma ilegale dhe pasi pranoi fajin e shprehu pendesë, mundi të reduktonte pezullimin në dhjetë muaj.

    Mirëpo, tashmë në klubin e Newcastle janë të paqartë nëse duhet ta lejojnë italianin të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës apo jo. Në përkthimin e FIFA-s, thuhej se lojtari nuk mund të stërvitej me anglezët ndërsa në njoftimin e shpërndarë nga Federata Italiane e Futbollit theksohej se mesfushori mund të stërvitej me Newcastle.

    Të gjendur para kësaj situate, anglezët kërkojnë sqarime ndërsa janë besimplotë se Tonali do të mund të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës edhe pse nuk do të mund të aktivizohet për 10 muaj duke humbur kështu të gjithë pjesën e mbetur të sezonit, për t’u rikthyer vetëm në fillimin e sezonit 2024/2025.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.