Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Newcastle reziston, refuzon edhe ofertën e dytë nga Bayern Munich
    Ballina-1

    Newcastle reziston, refuzon edhe ofertën e dytë nga Bayern Munich

    23/01/2024 23:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bayern Munich e ka seriozisht për Kieran Trippier. Pas Eric Dier, trajneri Thomas Tuchel kërkon një tjetër mbrojtës anglez dhe i përzgjedhuri është pikërisht lojtari i Newcastle.

    Oferta e parë e rekordmenëve gjermanë ishte 12 milionë euro, por që u refuzua nga drejtuesit e “Qymyrxhinjve”.

    Së fundmi, bavarezët përmirësuan shifrat duke ofruar 15 milionë euro për Tripperi, por përgjigja nga klubi anglez është e njëjtë. Newcastle e vlerëson më shumë Trippier, aq më tepër në këtë fazë të sezonit kur për ta zëvendësuar do të ishte e vështirë. Pritet që ditët e ardhshme, Bayern të provojë edhe një tjetër propozim për Newcastle, që ndër të tjera kërkon të arkëtojë për të qenë në rregull me të gjithë parametrat e Fair-Play financiar.

    Ndërkohë, te Bayern kanë edhe një tjetër “pistë” nëse dështon tratativa për Trippier dhe ai është Nordi Mukiele nga Paris Saint-Germain.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.