Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Neymar filmohet duke qarë në një klub nate, ndërsa miqtë përpiqeshin ta ngushëllonin
    Ballina-1

    Neymar filmohet duke qarë në një klub nate, ndërsa miqtë përpiqeshin ta ngushëllonin

    08/07/2024 12:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lojtarët e Brazilit e përfunduan herët papritur paraqitjen në Kupën e Amerikës, pasi u eliminuan nga Uruguai në çerekfinale natën e së shtunës.

    Me një lojtar më pak, Uruguai arriti ta çojë ndeshjen në kohë shtesë (0:0), e më pas në penallti, ku ia doli më mirë dhe mundi Selecaon popullor me rezultat 4:2, transmeton Ballkani.info.

    Një ditë pas eliminimit të brazilianëve nga kampionati i Amerikës së Jugut, u shfaq një video e Neymarit, i cili ndodhej në një klub nate teksa bashkëlojtarët e tij po luanin ndeshjen e lartpërmendur.

    Neymar was seen in tears at a nightclub after Brazil was eliminated from the Copa America against Uruguay last night ???????????? pic.twitter.com/ckAuF2HZ9Z

    — CentreGoals. (@centregoals) July 7, 2024

    Sigurisht që Neymar nuk është në skuadrën e Brazilit për shkak të një dëmtimi që e mban jashtë fushës për muaj të tërë dhe në videon e lartpërmendur mund ta shihni duke qarë.

    Neymar e shikoi ndeshjen në celularin e tij dhe mund ta shihni reagimin e tij pasi pa Brazilin të eliminohej nga Uruguai.

    Miqtë që ishin rreth tij e ngushëlluan dhe Neymar nuk mund ta fshihte trishtimin.

    Neymar pritet që së shpejti t’i bashkohet skuadrës së Al-Hilal në përgatitje për sezonin e ardhshëm, për të cilin duhet të jetë gati pas dëmtimit të gjurit në tetor. /Ballkani.info/

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.