Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nga Rrahmani te Muslija e Bytyqi, futbollistët më të vlerësuar të Kosovës në Evropë
    Ballina-1

    Nga Rrahmani te Muslija e Bytyqi, futbollistët më të vlerësuar të Kosovës në Evropë

    06/11/2023 16:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ka vazhduar paraqitja jashtëzakonisht e mirë e futbollistëve nga Kosova në kampionatet e ndryshme evropiane.

    Golat asistimet e paraqitjet shumë të mira nuk kanë munguar, derisa Telegrafi në bashkëpunim me SofaScore sjellin pesë lojtarët më të vlerësuar nga kjo fundjavë.

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rarhmani ka qenë fantastik këtë javë në fitoren e Napolit në udhëtim te Salernitana.

    Rrahmani kishte notë 7,5, duke luajtur 90 minuta derisa pati tre spastrime, dy gjuajtje të bllokuara dhe nëntë duele të fituara.

    Mesfushori i talentuar Besfort Zeneli luajti vetëm 11 minuta ndaj Degerfors, por ishte fantastik në këtë sfidë. Ai pati tre gjuajtje në portë, një pasim kyç, një duel të fituar e një driblim duke marrë notë 7,4.

    Paraqitje të shkëlqyer pati edhe Florent Muslija duke marrë notë 7,4, ku asistoi në golin e parë në fitoren që Paderborn e arriti 0-3 në udhëtim te Karsluher.

    Me notë 7,3 u vlerësua Zymer Bytyqi që ishte më i miri në fushë për Antalyasporin duke luajtur 72 minuta në fitoren 3-2 ndaj Besiktas. Bytyqi dhuroi edhe një asistim fantastik në këtë sfidë.

    Lartë u vlerësua edhe paraqitja e Emir Sahitit në fitoren e Hajdukut ndaj Rudes. Sulmuesi kosovar luajti 89 minuta, ku pati dy pasime kyçe dhe 37 të sakta në total duke shtuar edhe pesë driblime.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.