Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ngadalë por me hapa të sigurt, Arbër Zeneli po e kthen formën – shënon në Ligën e Evropës
    Ballina-1

    Ngadalë por me hapa të sigurt, Arbër Zeneli po e kthen formën – shënon në Ligën e Evropës

    18/07/2024 21:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arbër Zeneli ka vazhduar paraqitjet e mira me Elfsborgu, kësaj radhe në Ligën e Evropës, duke shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij ndaj Paphos. 

    Sulmuesi kosovar i krahut, fundjavën që lamë pas, arriti të shënojë dhe të asistojë dy herë në kampionatin suedez në fitoren 5-3 ndaj Hacken, ndërsa edhe sonte pati paraqitje të mirë në kuadër të Ligës së Evropës.

    Elfsborgu fitoi me rezultat 5-2 në ndeshjen kthyese skuadrën qipriote, Paphos, duke avancuar në rrethin e dytë kualifikues të kësaj gare me rezultatin e përgjithshëm, 8-2.

    Zeneli e kompletoi ndeshjen, duke luajtur 90 minuta, ndërsa arriti të shënojë gol pesë minuta para fundit të takimit.

    Goal: Arber Zeneli | Pafos FC 2-5 IF Elfsborgpic.twitter.com/maUZV4E3uR

    — PushGoals (@PushGoals) July 18, 2024

    Pas largimit nga Adana Demirspor, Zeneli u kthye te Elfsburg, ku ka munguar vetëm në një ndeshje nga 18 të zhvilluara.

    Ai ka pesë gola dhe katër asistime gjatë kësaj periudhe. 

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.