Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Një muaj nga Euro 2024, dëmtohet sulmuesi i Shqipërisë
    Ballina-1

    Një muaj nga Euro 2024, dëmtohet sulmuesi i Shqipërisë

    15/05/2024 18:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Goteborg në Suedi dhe Kombëtares, Arbnor Muçolli është dëmtuar në fundjavë dhe gjendja e tij shqetëson stafin e kuqezinjve një muaj para fillimit të Euro 2024.

    Për raundin e tetë të kampionatit suedez, Muçolli pësoi një dëmtim në shpinë kundër Malmos dhe trajneri u detyrua ta zëvendësonte me vendimin e stafit mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e tij, por fakt është se në ndeshjet e fundit miqësore Sylvinho e preferoi dhe Muçolli nuk zhgënjeu.

    24-vjeçari ka kontratë deri në 2026 me Goteborg dhe pritet që në rast të kalimit të lëndimit të jetë pjesë e Kombëtares në Euro 2024. Pesë ndeshje ka luajtur ai me kuqezinjtë, teksa më herët ka qenë pjesë e Vejle në Danimarkë.

    “Ndjej pak dhimbje në shpinë, do të shohim si do të jetë në ditët në vijim. Nuk e di saktësisht se çfarë është, nuk e kam ndjerë kurrë diçka të tillë, por mendoj se ndikon lodhja. Se si do të reagojë trupi do të shohim në ditët në vijim”, tha Muçolli pas ndeshjes.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.