Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Një talent shqiptar pjesë e ekipit të parë, legjenda Fati Terim debuton me fitore te Panathinaikosi
    Ballina-1

    Një talent shqiptar pjesë e ekipit të parë, legjenda Fati Terim debuton me fitore te Panathinaikosi

    03/01/2024 23:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Viti 2024 ka nisur me një lajm pozitiv për futbollistin shkodran Elton Fikaj. 18-vjeçari u grumbullua nga trajneri legjendar turk, Fatih Terimi, për ndeshjen e parë të këtij viti, atë ndaj Janinës e cila ishte ndeshja debutuese për Terim në stolin e Panathës, që triumfoi me rezultatin 2-0 falë golave të Ionidis dhe Vilhenës në minutat 25 dhe 48.

    Edhe pse për Fikajn nuk pati aktivizim në këtë përballje, i rëndësishëm është fakti që ai është në planet e trajnerit Terim, i cili e shikon si pjesë e ekipit të parë. Ndërkohë vihej re mungesa e mesfushorit të Kombëtares, Enis Çokaj që nuk ishte i disponueshëm në këtë përballje.  

    Për sa i përket Çokaj, ekziston mundësia që në merkaton e janarit ai të largohet nga Panathinaikosi, teksa raportohet për një interesim të Hajdukut të Splitit.  

    Ndërkohë shkodrani Elton Fikaj kujtojmë se edhe në verë zhvilloi fazën përgatitore më ekipin e parë të Panathinaikosit në Austri dhe luajti në disa miqësore, por pa u grumbulluar asnjëherë për ndeshjet zyrtare teksa ka luajtur vetëm me ekipin e dytë. 

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.