Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nuk ka fitues në derbin mes Prishtinës dhe Llapit
    Ballina-1

    Nuk ka fitues në derbin mes Prishtinës dhe Llapit

    05/11/2023 22:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Prishtina dhe Llapi kanë barazuar 2-2 në kuadër të kryendeshjes së javës 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Ndeshja më mirë filloi nga vendasit, që kërkonin të kalonin herët në epërsi, mirëpo luanin me kujdes maksimal.

    Goli i parë për Prishtinën u shënua nga Jalen Blesa në minutën e 28-të nga penalltia për rezultatin 1-0.

    Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta pati një skenar tjetër.

    Me të nisur 45 minutat e dytë, Prishtina mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Muhamedin Useini u ndëshkua me karton të kuq.

    Këtë epërsi numerike në fushë e shfrytëzoi Llapi, duke shënuar dy gola të shpejtë.

    Ishte minuta e 54-të e takimit, kur Muhamet Hyseni realizoi për 1-1, duke ndezur edhe më shumë sfidën.

    Hyseni (68’) ishte sërish në listën e realizatorëve, kur përmbysi shifrat në 2-1.

    Mirëpo, përkundër se ishin me dhjetë lojtarë në fushë, Prishtina ia doli t’i barazonte shifrat në 1-1 me golin e Belsas që u shënua në minutën e 77-të.

    Pas javës së 13-të, Llapi gjendet në vendin e tretë me 22 pikë, aq sa ka edhe Drita, ndërsa Prishtina në të pestin me 17 sosh – aq sa kanë grumbulluar edhe Malisheva e Dukagjini.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.