Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nuk ka gabime në Europa League: Fitojnë Roma, Liverpool dhe Leverkusen
    Ballina-1

    Nuk ka gabime në Europa League: Fitojnë Roma, Liverpool dhe Leverkusen

    26/10/2023 22:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në ndeshjen e Europa League, Roma nuk gaboi në Olimpico përballë Slavias së Pragës teksa fitoi me shifrat 2-0. Verdhekuqtë e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë falë golave të Bove në minutën e parë dhe të Lukakut në minutën e 17.

    Pas kësaj fitoreje, Roma merr e vetme kreun e Grupit G me nëntë pikë të plota duke lënë pas Slavian me gjashtë pikë.

    Ndërkohë, nuk gaboi as Liverpool që në Anfield Road mposhti me shifrat 5-1 francezët e Toulouse. The Reds shënuan tre gola në pjesën e parë teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Diogo Jota në minutën e nëntë. Toulouse barazoi në të 16-tën me Dallingan, por më pas vendasit shënuan sërish me anë të Endo dhe Nunez.

    Në pjesën e dytë, Gravenberch shënoi golin e katërt për të vendosur në kasafortë tre pikët që e lejojnë Liverpoolin të shkëputet në krye të Grupit E me nëntë pikë. Nga ana tjetër, Toulouse mbetet e dyta me katër pikë.

    Fitore me pesë yje për Bayer Leverkusen që konfirmon formën e shkëlqyer të këtij sezoni edhe në Evropë. “Aspirinat” triumfuan me shifrat 5-1 ndaj Qarabag. Gjermanët shënuan tre gola në pjesën e parë dhe më pas në të dytën menaxhuan mirë ndeshjen, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.

    Pjesë e ndeshjes në minutën e 71-të u bë edhe Redon Xhixha që u aktivizua nga stoli për Qarabag. Pas kësaj fitoreje, Leverkusen mbetet në krye të Grupit H me nëntë pikë të plota ndërsa Qarabag mban vendin e dytë me gjashtë pikë.

    TË LIDHURA

    Xhaka, Shaqiri, Riola dhe standardet e dyfishta ndaj kosovarëve në Zvicër

    18/07/2025 19:14

    Mësohet sa do të mungojë Emërllahu

    18/07/2025 18:02

    Madueke konfirmon largimin nga Chelsea me një letër emocionuese

    18/07/2025 17:49

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.