Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pamje dramatike, futbollisti humb jetën në fushë i goditur nga rrufeja, plagosen disa të tjerë 
    Ballina-1

    Pamje dramatike, futbollisti humb jetën në fushë i goditur nga rrufeja, plagosen disa të tjerë 

    05/11/2024 14:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një lajm dramatik vjen nga Peruja, ku futbollisti José Hugo de la Cruz Meza humbi jetën teksa po largohej nga fusha. Mbrojtësi u godit nga rrufeja kur arbitri, për shkak të kushteve atmosferike, kishte vendosur ta pezullonte ndeshjen.

    Portieri Juan Choca u shtrua në spital në gjendje të rëndë për shkak të djegieve të rënda. Të lënduar kanë mbetur edhe tre lojtarë të tjerë.


    Në stadiumin “Coto Coto” të Chicha, Peru, u luajt ndeshja mes Juventud Bellavista dhe Familia Chocca, e vlefshme për kampionatin rajonal. Kjo ndeshje u luajt në shi, ose më mirë të themi nën një stuhi të fortë. Kushtet ishin komplikuar dhe për këtë arsye arbitri kishte vendosur të pezullonte ndeshjen. Pikërisht kur lojtarët po ktheheshin në dhomat e tyre të zhveshjes, rrufeja goditi fushën.


    Një seri videosh, të cilat janë shfaqur në internet, tregojnë në mënyrë të frikshme dhe tragjike momentin e saktë në të cilin rrufeja goditi disa futbollistë, që humbasin ndjenjat duke rënë në fushë në të njëjtën kohë.
    Lojtarët e prekur u transferuan menjëherë në spitalin “Carrion” të Huancayo, ku fatkeqësisht u vërtetua vdekja e mbrojtësit Jose Hugo de la Cruz Meza, i cili ishte 39 vjeç. Portieri Juan Chocca Llacta ndodhet i shtruar në spital, ndërsa lojtarët e tjerë të rënë pas goditjes së rrufesë janë në gjendje stabile. Gjendja e tyre nuk është shqetësuese, por po mbahen në spital si masë paraprake.


    Nuk është hera e parë që një futbollist goditet nga rrufeja në Peru. Drejtori i Mbrojtjes Civile të komunës së Huancayo, Cesar Ramos, siç raportohet nga gazeta lokale “Correo”, shpjegoi se rrufeja e goditi José Hugo de la Cruz Meza sepse futbollisti kishte një byzylyk metalik në dorë, i cili u kthye në magnet.


    Fatkeqësisht nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh në Peru. Diçka identike kishte ndodhur 10 vite më parë, kur rrufeja goditi Joao Contreras, i cili arriti të mbijetonte.

    TË LIDHURA

    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon të vërtetën para aksidentit fatal

    03/07/2025 22:45

    Zyrtare: Kushtrim Gashi i bashkohet KF Dukagjinit

    03/07/2025 21:52

    Sloti me deklaratë emocionale për Diogo Jotan

    03/07/2025 20:09

    “Po presim largimin e tij” – presidenti i Lille nuk llogarit te Zhegrova, klubi i njohur anglez shfaqet si më ideali për ta vazhduar karrierën

    03/07/2025 19:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.